Femrat që vishen më bukur


Femrat që vishen më bukur

16:19 30/10/2018

Revista “Vogue”, ashtu si çdo fund muaji,  ka publikuar 10 yjet e Hollywood, të cilët janë veshur më bukur për muajin Tetor. Bazuar tek kriteret e revistës, këto personazhe, kanë sjellë një fryme të re të modës.

E para që kryeson listën është Tilda Swinton. Me një fustan të kuq, ajo tregoji se vjeshta nuk është e bukur vetëm me ngjyrat e tokës.

E dyta në renditje është Helen Lasichanh.  Me një xhaketë të markës Chanel, të gjatë deri në fund të këmbëve, dizajni i së cilës ishte plot me lule, duke sjellë ndjesinë e pranverës.

Në 10-she, nuk mungon as Lady Gaga. Femra që tërhiqte vëmendje me sitlin e çuditshëm, tashmë është një zonjë plot klas, një ikonë mode për tu ndjekur.

E fundit në listë është supermodelja Gigi Hadid. Një stil krejt ndryshe nga të tjerat. Një palë xhins, bluzë të gjerë, dhe këpucë balerina, do të ishte veshja perfekte për femrat që duan rehati në përditshmëri.

Tv Klan






Të ngjashme