Femrat shqiptare të rrezikuara nga mbajtja e takave të larta – (1 Maj 2001)


Femrat shqiptare të rrezikuara nga mbajtja e takave të larta – (1 Maj 2001)

10:15 01/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Taka të larta dhe shtrembërim me dashje i formave të trupit. Kështu thonë specialistët e mjekësisë për këtë mani të kohëve të fundit, që vihet re tek të gjitha femrat shqiptare. Veshjet sportive përdoren pak dhe takat janë kthyer në të përditshme. Për të rritur gjatësinë e trupit e për t’u dukur sa më tërheqëse, këto femra janë duke kontribuar për uljen e shkallës së bukurisë vite më vonë.

Sipas mjekëve mbajtja e këtyre takave jep pasoja në shpinë e shtyllën kurrizore. Kështu mbajtja e takave nuk rekomandohet çdo ditë. Ajo rekomandohet për raste të veçanta dhe lartësia e tyre të mos kalojë 5 centimetër, në të kundërt deformimi do të dalë në pah vite më vonë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme