Femrat-Trumpit: Je i pashëm kur buzëqesh


Femrat-Trumpit: Je i pashëm kur buzëqesh

15:20 16/10/2020

Shikuesit në paraqitjen e fundit të Donald Trump për agjencinë NBC, u shpërqendruan gjithnjë e më shumë nga gjëra të pazakonta që po ndodhnin gjatë fjalimit të tij.

Fillimisht, ishte një grua e panjohur që tundte kokën në shenjë pohimi gjatë gjithë fjalës së Presidentit.

Përveç kësaj, gjërat e çuditshme vazhduan të ndodhin. Më vonë, ai mori edhe një kompliment po ashtu shpërqendrues nga një femër me emrin Paulette Dale,  e cila kishte prejardhje ruse. Presidentit iu tha se “ai kishte një buzëqeshje të bukur” dhe se “dukej shumë i pashëm kur buzëqesh”.

Gjithsesi nuk ishte vetëm audienca e pazakontë në prezantimin e tij të fundit, edhe Trump u përgjigj mjaft çuditshëm për disa pyetje që iu shtruan. Në një moment tjetër ai tha në mënyrë të përsëritur se shifra prej 400,000,000 Dollarësh është një “shumë e vogël parash”.

Kurse, i pyetur rreth testit të Covid-19, Presidenti tha se ai nuk e mbante mend nëse e ka bërë apo jo një test para përballjes me Joe Biden. Pjesëmarrja e tyre në debatin televiziv, ndodhi dy ditë para se Trump të njoftojë se ishte infektuar me koronavirus.

Me fjalët “ka mundësi që e kam bërë testin, ka mundësi edhe të mos e kem bërë”, Atë e dinë doktorët, nuk i pyes”, audienca vazhdoi të shohë e habitur, ndërsa gruaja e panjohur që qëndronte mbrapa Presidentit vazhdonte të tundte kokën…/tvklan.al






Të ngjashme