
Fenomeni i frikshëm natyror i merr jetën 3 personave
Tre australianë kanë humbur jetën dhe më shumë se dy mijë të tjerë kanë patur probleme me frymëmarrjen pas një fenomeni të pazakontë të quajtur “shtrëngata astmatike”, një gjendje ku ndryshimet atmosferike shkaktojnë stuhi dhe sjellin kriza astme e probleme me frymëmarrjen.
Kjo ndodhi është tmerrësisht e rrallë, por kur ndodh mund të jetë vdekjeprurëse. Sipas CNN me qindra persona kanë shkuar në spital gjatë ditës së hënë me probleme në frymëmarrje në shtetin jugor të Victorias, ndërsa shërbimet e emergjencës mësohet se janë të tejmbushura.