Fenomeni i rrallë në Oqeanin Paqësor


Fenomeni i rrallë në Oqeanin Paqësor

08:20 27/08/2019

Një hapësirë gati sa ajo e Manhatanit, në Oqeanin Paqësor, është mbuluar nga një shkumë deti e cila ka përbërje të shkëmbinjve vullkanikë.

Kanë qenë marinarët australianë, të cilët gjatë një ekspedite në datën 9 Gusht, kanë pikasur të parët këtë dukuri të rrallë natyrore. Ata janë shprehur se “pamja ishte e frikshme, i gjithë oqeani ishte mbuluar nga kjo shkumë dhe ishte e pamundur të arrije të shihje reflektimin e hënës në ujë”.

Marinarët e krahasuan këtë dukuri me ajsbergun, pasi vetëm 10% e saj ishte e dukshme në sipërfaqe, ndërsa 90% ishte nën ujë.

Sipas Obesrvatorit të Tokës në NASA, mendohet se po atë ditë ka shpërthyer një vullkan nënujor pranë ishullit Tonga.

Ndërsa ekspertët kanë deklaruar se dukuri të tilla ndodhin çdo pesë vjet, dhe kjo e këtij muaji mund të ketë efekte pozitive, pasi mendohet të sjellë një numër të madh koralesh, të cilat ishin në zhdukje për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ata besojnë se kjo shkumë do të jetë në lëvizje për 7 apo 10 muajt e ardhshëm dhe do ndikojë për mirë tek gjallesat apo mikrogjallesat e ndodhura aty.

Klan Plus






Të ngjashme