Fenomeni i veçantë natyror që ndodhi në planetin Mars


Fenomeni i veçantë natyror që ndodhi në planetin Mars

23:46 09/04/2019

Eklips i dyfishtë në Mars. Fenomeni është vëzhguar nga “Rover Curiosity” i NASA, i cili ndodhet në sipërfaqen e planetit të kuq prej mëse 2300 ditësh tashmë. Eklipset diellore të provokuar nga dy satelitët e tij të vegjël Phobos dhe Deimos kanë zgjatur shumë pak, vetëm disa sekonda. Të dyja hënat e Marsit, me dimensione shumë të vogla, nuk kanë arritur të errësojnë diskun e diellit, por kanë projektuar një hije të vogël kalimtare.

Por nga ana shkencore ky fenomen konsiderohet mjaft i rëndësishëm. Sipas NASA, ndihmon në studimin e orbitave të Phobos dhe Deimos përreth planetit të tyre. Hëna e tij Phobos aktualisht orbiton shumë pranë Marsit, vetëm 5800 km, ndërsa Deimos që është edhe sateliti më i vogël i gjithë sistemit tonë diellor, orbiton rreth 24 mijë km nga planeti mëmë.

Kjo afërsi e madhe e tyre shkakton edhe ndryshime orbitale si pasojë e tërheqjes gravitacionale, çka bën shkencëtarët të parashikojnë se pas 50 milionë vitesh do të ketë një impakt të hënës Phobos mbi Mars. Kujtojmë që largësia mes Hënës dhe Tokës është 400 mijë km.

Klan Plus






Të ngjashme