Ferdinand Dervishi promovon librin e tij më të ri “Pse e vranë Azem Hajdarin” (20 Shkurt 2001)
Ka dalë sot në libraritë e të gjithë vendit libri i autorit Ferdinand Dervishi “Pse e vranë Azem Hajdarin”. Ndryshe nga librat dhe shkrimet e tjera të botuara në lidhje me këtë ngjarje, ky libër sjell për lexuesin historinë e vërtetë në lidhje me vrasjen e cilësuar ndryshe edhe si vrasja e shekullit në Shqipëri. Ky libër është një hap pioner në letërsinë dokumentare dhe gazetarinë shqiptare.
Kjo lloj letërsie mjaft e suksesshme në Perëndim ka tashmë një shembull dhe në Shqipëri. Megjithëse një gazetar i ri, Dervishi ka ndjekur dhe pasqyruar në vazhdimësi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të kronikës. Duke u tunduar së tepërmi nga ngjarja që ka merituar më shumë hapërisë mediatike në vitet e fundit.
Deri tani gazetarët e medias shqiptare janë munduar të na tregojnë se kush dhe se si e vranë Azem Hajdarin. Autori në ndryshim nga gjithë kolegët e tij është munduar t’i japë përgjigje pyetjes se përse u vra ai./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora