Ferdinand Xhaferri intervistë – (1 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin demokrat Ferdinand Xhaferri për Kuvendin e PD.
Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “Është e kuptueshme që ne shumë qartë e prerë u deklaruam për të gjitha parregullsitë alarmante ishin kostatuar dhamë dorëheqjen për funksionet drejtuese dhe duke qenë se kemi një kohë që flasim për fytyrën institucionale për respektimin e institucioneve, ishte e pakuptimtë dhe jo e ligjshme marrja jonë pjesë, sepse duke dhënë dorëheqjen nga anëtar të kryesisë, të drejtën e mandatit e kishim fituar si anëtar kryesie dhe humbëm dhe të drejtën e mandatit. Pra ishin të dyja këto bashkë njëra anë ana institucionale, ana tjetër e deklaruam shumë qartë arsyen e tërheqjes që kishte të bënte me ato parregullsi që kishin ndikuar deri në paravendosje rezultati”.
Gazetarja:- Doris Pack nuk ka marrë pjesë në Kuvend në shenjë proteste për veprimet e fundit në PD, e ka mbështetur qëndrimin e grupit tuaj çdo të thotë kjo për ju?
Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “Zonja Pack ishte këtu me statusin e përfaqësimit të Partive Popullore Europiane, është një personalitet shumë i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë diplomacinë dhe politikën botërore. Unë do të thoja që mesazhi që zonja Pack përcolli, në fund të fundit konfirmon që politika që ne kemi ndjekur deri tani ka qenë në rrugë të mbarë. Unë do ti thoja si zotit Berisha dhe të gjitha strukturave të PD që ta shohin me kujdesin, seriozitetin dhe përgjegjësinë e duhur deklarimin e zonjës Pack për të hedhur hapa në drejtimin e duhur”.
Gazetarja:- Ndërkohë si i komentoni thëniet e zotit Butka i cili ka mbështetur dje në mënyrë totale alternativën e Berishës. Ndërkohë që është kandidati alternativ i tij?
Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “Unë mendoj që do të ishte më e moralshme sipas gjykimit tip që pas tërheqjes së kanditaturës Pollo, zoti Berisha të kandidonte i vetëm. Vetë fakti që kryesia nën drejtimin e zotit Berisha u mblodh me urgjencë dhe emëroj një kandidat mendoj që nuk ka nevoj për koment”.
Gazetarja:- Çdo të thotë për ju një fitore e zotit Butka në Kuvend?
Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “Unë mendoj që në qoftë se zoti Butka do të fitoj ai menjëherë do të akuzoj komisionin e votimit për manipulime në votim”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego