Ferdinand Xhaferri, intervistë ( 3 Tetor 1999)


Ferdinand Xhaferri, intervistë ( 3 Tetor 1999)

15:32 03/10/1999

Intervistë me deputetin demokrat, zotin Ferdinand Xhaferri.

Ferdinand Xhaferri: Ne jemi deputetë të PD-së, jemi gjithashtu anëtarë të saj. Unë mendoj që të ardhmen politike nuk e përcaktojnë gradat, ato kanë rëndësinë e tyre por nuk janë gjithçka, gjithçka është të kesh një figurë të pastër, të papërlyer në një korrupsion ekonomik edhe politik. Gjithçka është që të kesh dëshirë të marrësh pjesë në politikë. Pra këto mendoj që janë kritere të rëndësishme, gjithçka është që të kesh një fytyrë dhe një mënyrë të të bërit politikë jashtë manipulimeve, jashtë falsifikimeve. Këto mendoj se janë treguesit kryesorë që garantojnë të ardhmen afatgjatë të çdo individi në politikë.

Gazetarja: A do të ketë ndonjë lëvizje në grupin parlamentar të PD-së, duke patur parasysh që shumica e deputetëve janë pro Pollos?

Ferdinand Xhaferri: Unë mendoj që inercia e të bërit politikë të PD-së duhet të eci me ritmin në kohë. Me këtë dua të them që ne kishim një Kongres, përshëndetëm ato që ishin për t’u përshëndetur, denoncuam ato që ishin për t’u denoncuar dhe i shpallëm si të tilla, diku debatuam, diku u grindëm, diku pranuam kompromisin dhe kjo kishte të bënte me fushatën në prag të Kongresit, tani mbas Kongresit, partia orientohet nga një inerci tjetër, pra politika jonë kryesorë ka të bëje me evidentimin e mënyrës së qeverisjes, me bindjen e shqiptarëve që kjo mënyrë qeverisje nuk mund të vazhdojë gjatë dhe kjo nuk do të thotë që do të heqim dorë nga elementi më i rëndësishëm i PD-së, demokratizimi i saj./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme