Fërgesë me speca dhe domate


Fërgesë me speca dhe domate

11:15 10/07/2016

Përbërësit:

5 domate

5 speca

3 thelpinj hudhër

5 lugë gjize

3 vezë

Spec djegës

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

vaj ulliri

Përgatitja:

Si fillim lajmë mirë specat, i ndajmë në dy pjesë, u heqim farat dhe i presim në copa të vogla ose në shirita. I kavërdisim në pak vaj ulliri bashkë me hudhrën e grire për rreth 10 minuta në zjarr të ulët.

Ndërkohe, grijmë domatet derisa të bëhen pure, ia shtojmë këtë masë specave të skuqur, i rregullojmë me pak kripë dhe i lëmë në zjarr të ulët derisa salca të trashet dhe yndyra të dalë në sipërfaqe.

Pas kesaj, e heqim fergesën nga zjarri dhe i shtojmë gjizen, vezët e plota, specin djegës, pak piper, majdanozin e grirë hollë dhe i përziejmë shumë mirë derisa fergesa të bëhet homogjene. E vendosim sërish për 4 minuta në zjarr./tvklan.al






Të ngjashme