Ferit Murati, shpikësi i viagrës, nderohet me çmimin “Nderi i Kombit” ( 3 Tetor 1999)


Ferit Murati, shpikësi i viagrës, nderohet me çmimin “Nderi i Kombit” ( 3 Tetor 1999)

15:46 03/10/1999

Shpikësi i viagrës, Ferit Murati, amerikani me origjinë shqiptare është nderuar me Çmimin Nobel vetëm një vit më parë për shpikjen e tij. Viagra është formula që zgjidh problemin e impotencës tek burrat, një medikament që ka ngjallur mjaft polemika që në ditën e parë e shpalljes së tij publike. Ferit Murati menjëherë pas mbërritjes në Aeroportin e Rinasit ku është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Solis dhe Këshilltarët Presidenciale Zogaj dhe Brokaj ka dhënë një intervistë.

Ferit Murati: Jam shumë i lumtur që vij në Shqipëri. Pçrveç takimeve zyrtare që do të zhvilloj, do të diskutoj me kolegët e mi shqiptarë të kësaj fushe dhe do të shikoj mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm mbase edhe në Shtetet e Bashkuara.

Pasdite Nobelisti Murati është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës Mejdani. Në orën 19.30 atij i jepet Urdhëri më i lartë i Shqipërisë “Nderi i Kombit”. /tvklan.al






Të ngjashme