Fermerët bllokojnë rrugën, duan dëmshpërblim për tokat e përmbytura
Fermerët e Darzezës dhe të Povelçes në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm. Ata bllokuan njërën rrugë që lidh fshatrat e tyre me qytetin.
Qëllimi i kësaj proteste, sipas fermerëve ka të bëjë me verifikimin e dëmeve nga përmbytjet e Vjosës. Ata kërkojnë që komisionet t’u shkojnë për të regjistruar dëmtimet në kulturat e mbjella, dëmtimet në bazën ushqimore për bagëtitë dhe për objektet e shkatërruar.
Fermerët thanë se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre, do të përshkallëzojnë protestën
./abcnews.al