Fermerët i lënë tokat e tyre djerrë – (23 Shtator 2000)


Fermerët i lënë tokat e tyre djerrë – (23 Shtator 2000)

10:27 24/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Punimi i tokës dhe mbjellja e saj është ndër problemet kyçe të bujqësisë tonë. Shumica dërmuese e fermerëve tanë nuk i disponojnë mjetet e mekanizuara për të punuar tokën dhe si rrjedhojë një pjesë të madhe të tyre i lënë djerrë. Për të punuar tokën fermerët aktualisht marrin me qira mjetet e mekanizuara dhe për çdo proces janë të detyruar të paguajnë një shumë të caktuara parash.

Të shtyrë nga kjo, këto fermerë të komunës së Kamzës detyrohen që ta mbjellin tokën e tyre me jonxhë, pasi kjo kulturë mbillet vetëm një herë dhe ka 5-6 korrje në vit. Ky fermer në katër dynym që ka në përdorim, merr 10-12 kuintal jonxhë të thatë për korrje dhe ka të siguruar dhe tregun e shitjes./tvklan.al






Të ngjashme