Fermerët i rikthehen kultivimit të vreshtave – (29 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në vitin 1990, Shqipëria kishe 20 mijë hektarë të mbjella me vreshta. Ndërsa në vitin 1995, nga shkatërrimet e mëdha, kjo sipërfaqe u reduktua në 3 mijë hektarë. Kohët e fundit po vihet re një rigjallërim i këtij sektori. Në këtë sipërfaqe prej 5 dynymësh, kultivohen fidanët autokton të rrushit shesh i zi dhe shesh i bardhë.
Ilir Çiçi, specialist i pemëtarisë dhe i vreshtave ka marrë me qira këtë sipërfaqe në fshatin Tapiz për të ruajtur dhe përhapur kultivarët autoktonë. Ku lloj kultivari, ka veti shumë të mira për treg dhe për industri dhe rrushi i marrë nga ky kultivar, mund të ruhet dhe në gjendje frigoriferike, duke mos humbur asnjë veti ushqyese.
“Ideja e ngritjes së kësaj fidanishte, ka vite që ne na ka lindur dhe që jemi marrë dhe qëllimi kryesor ka qenë, perspektiva e zhvillimit të vreshtarisë, mbi bazën e traditës”.
Ky specialist bujqësie ka të siguruar tregun e shitjes dhe çmimi i shitjes është 160 deri në 170 lekë për një fidan. Ndërkohë që para dhjetë vjetësh, Shqipëria prodhonte 5 milion fidanë në vit, kohët e fundit shihet një tendencë pozitive e kultivimit të vreshtave. Vetëm këto dy vitet e fundit nga fermerët tanë janë një mijë hektarë me vreshta./tvklan.al