Fermerët në Elbasan drejt falimentimit – (16 Prill 2001)


Fermerët në Elbasan drejt falimentimit – (16 Prill 2001)

09:55 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Fermerë të Elbasanit, duket se po i largohen punës së përditshme të tyre. Sivjet 50% e sipërfaqeve në sera, nuk është mbjellë me perime të stinës. Shkak për këtë është bërë mos shitja e prodhimit vitin që shkoi. Sipas disa fermerëve që zotërojnë 15 hektarë të mbuluara me sera, vjet kishte super prodhim në domate e speca, por më shumë se gjysma e tyre u kalbën, duke çuar dëm miliona lekë.

Fermerët pronarë kërkojnë marrjen e politikave mbrojtëse nga shteti kundrejt prodhimeve të tyre, si dhe nga Ministria e Bujqësisë, lidhjen e kontratave mes sipërmarrësve vendas dhe atyre të huaj. Sipas tyre, nëse shteti nuk ndërhyn, falimentimi i tyre është i sigurt./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme