Fermeri: S’kemi drita… Rama: Ça me di mua ti, magjistar?
Kryeministri Edi Rama u ndal këtë fundjavë në Munushtir të Çorovodës për tu shpjeguar edhe fermerëve të kësaj zone programin e kredive dhe mekanizmin se ku e bazon qeveria reformën në bujqësi.
Takimi me banorët e zonës i shërbeu për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të bëra nga kundërshtari tij politik, i cili e sheh rimëkëmbjen e bujqësisë tek skema e subvencioneve.
Edi Rama, kryeministër:
Ka dalë Luli do ju japi 100 milionë dollarë nga buxheti. Kur nuk i ke i jep, pa nipt, pa pika grumbullimi dhe mbi bazën e asaj që prodhoni. Si do e masësh ti sa prodhon njeri e tjetri.
Pa koment nuk la as një tjetër akuzë të ngritur nga kryetari i demokratëve, Lulzim Basha, lidhur me programin e kredive.
Edi Rama, kryeministër:
E para fermerët nuk janë zhytur në borxhe, kreditë e këqija vendi i ka me biznesmenët e mëdhenj. Ne kemi ngrit një fond garancie për të garantuar kreditë e atyre që aplikojnë si fermerë për prodhimin bujqësor.
Shqetësimeve të fermerëve për mungesën e investimeve infrastrukturore dhe atë të energjisë elektrike, kryeministri iu përgjigj me faturën e lartë të borxheve të trashëguar nga paraardhësi i tij në qeveri.
Fermeri:
Nuk kemi rrugë dhe dritat drita fiken vazhdimisht.
Edi Rama, kryeministër:
Ça me di mua ti, magjistar? Ajo që nuk u bë 50 vjet t’i pret të bëhet në fshatin tënd…e di sa fshatra ka? Fajin e ka Saliu…
Gjatë takimit me fermerë të Çorovodës kryeministri u ndal dhe tek projektet e Rilindjes Urbane, që sipas tij do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit të zonës./ TV KLAN