Festa e 1 Majit, si ka ndryshuar gjatë viteve në Shqipëri – (1 Maj 2001)


Festa e 1 Majit, si ka ndryshuar gjatë viteve në Shqipëri – (1 Maj 2001)

10:33 01/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në Shqipëri 1 Maji për herë të parë u festua në Shkodër në vitin 1905, nga një grup punëtorësh, duke bërë një manifestim në mes të qytetit. Në vitin 1907, në manifestimin e 1 Majit, morën pjesë të gjithë punëtorët e Shkodrës. Që nga ai vit, manifestimi i 1 Majit u bë traditë në qytetin e Shkodrës dhe më pas edhe në disa qytete të tjera të vendit, si në Korçë, Vlorë, Durrës etj.

Në kohën e regjimit të Zogut, festimi i 1 Majit ishte i ndaluar, ndërsa gjatë viteve të pushtetit monist, kjo festë kremtohej me madhështi në të gjithë vendin. Por dhjetë vitet e fundit duket se ka ndryshuar çdo gjë. Për shumicën e njerëzve që punon, 1 Maji është thjeshtë një ditë pune./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme