Festa e Bajramit në familjet shqiptare – (5 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Rrugët e mbushura, shëtitjet me rastin e festës dhe ditës së pushimit, janë përcjellë sot tek të gjithë njerëzit. Në të gjitha familjet myslimane, sot janë mbledhur të gjithë për të festuar. Në shtëpinë e Fadil Hoxhës, dreka e Bajramit i ka mbledhur të gjithë fëmijët e kësaj dere. Aroma e mishit të pjekur duket se amvisat i ka mbajtur më gjatë me kuzhinën. Sipas traditës Bajramin e kanë festuar edhe myslimanët e huaj në Shqipëri./tvklan.al