Festa e Çlirimit në Pallatin e Brigadave (28 Nëntor 1999)


Festa e Çlirimit në Pallatin e Brigadave (28 Nëntor 1999)

13:13 28/11/1999

Pallati i Brigadave ka hapur sonte dyert për pritjen e përvitshme ceremoniale me rastin e përvjetorit të festës së Pavarësisë dhe Çlirimit. Presidenti Mejdani dhe Lidra Mejdani i kanë ururar mirëseardhjen Kryeparlamentarit Skënder Gjinushi, Nënkryetarit të Parlamentit Namik Dokle, Kryetarit të PS-së Fatos Nano, Ish Presidentit Ramiz Alia, ministrave, deputetëve, ambasadorëve të akredituar në Tiranë, gazetarëve të medias së shkruar dhe elektronike publike dhe private.

Në fjalën e rastit Presidenti Mejdani evokoi historinë e 87 viteve më parë ku shteti shqiptar rilindi në Vlorë me ngritjen e flamurit kombëtar. Festa ka vazhduar me biseda të lirshme ku të pranishëm nga opozita shqiptare ka qënë vetëm Nënkryetari i Ballit Kombëtar Shpëtim Rroqi dhe deputetë të kësaj partie. Ceremonia zyrtare në Pallatin e Brigadave nën kujdesin e vetë kreut shqiptar Rexhep Mejdani ka qënë preluti i festimeve së sotme.

Nesër paradite drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar dhe të partive politike do të bëjnë homazhe ku prehen Dëshmorët e Kombit, e më pas homazhe në banesat e tyre./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme