Festa e Çlirimit që ndan të majtën dhe të djathtën
72-vjetori i Çlirimit është kremtuar sot nga maxhoranca e majtë. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministra të kabinetit dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve.
Për të përkujtuar dëshmorët e rënë në luftën antifashiste të pranishëm ishin edhe veteran, ish pjesëmarrës. Prej shumë vitesh festa e çlirimit festohet në dy data të ndryshme, më 28 nëntor nga forcat politike të djathta dhe në 29 nëntor nga politika e majtë./ tvklan.al