Festa e Kurban Bajramit në Elbasan – (16 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kurban Bajrami festohet edhe në Elbasan. Kanë nisur që në mëngjes festimet për nder të festës myslimane në Elbasan. Si një qytet ku shumica e popullsisë i takon fesë myslimane elbasanasit kanë festuar denjësisht festën e tyre të madhe. Tregu i kafshëve në qytet sot ka pasur kulmin e tij. Simboli i kurbanit, qingji sot ka arritur çmimin më të lartë. Por festë ka patur edhe për lypsit të cilët kanë përfituar nga bujaria një ditore e njerëzve.
Myftinia e Elbasanit për nder të festës mblodhi në hotel Skampa përfaqësues të pushtetit vendor si dhe të feve të tjera. Gëzuar nga mot Kurban Bajramin, ka uruar myftiu i qytetit dhe harmoni në emër të të madhit Zot.
Ndërkohë që një tjetër aktivitet ka mbledhur poetët e qytetit. “Parada e yjeve 2000”, ka shpalosur para publikut poezitë më të mira të mbi 100 poetëve shqiptar. Në fund të aktivitetit u ndanë dhe çmime./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj