Festa e Kurban Bajramit, Rama dhe Basha urojnë besimtarët


Festa e Kurban Bajramit, Rama dhe Basha urojnë besimtarët

10:12 21/08/2018

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë lidhur më festën e Kurban Bajramit. Ata kanë preferuar rrjetet sociale për të uruar qytetarët.

Rama ka publikuar një video të xhamive që po rikonstruktohen apo ndërtohen në vend.

Urimi kryeministrit Edi Rama

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë GËZUAR KURBAN BAJRAMIN

🙏.

Ndërsa kryetari i opozitës Lulzim Basha uron që lutjet e tij të shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit.

Urimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha

Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit. Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë

!/

tvklan.al






Të ngjashme