Festa e Kurbanit, mijëra besimtarë falin Bajramin në Sheshin “Skënderbej”


Festa e Kurbanit, mijëra besimtarë falin Bajramin në Sheshin “Skënderbej”

08:51 01/09/2017 https://youtu.be/F2VqZttPHXQ

Mijëra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të premteje për të falur namazin e Kurban Bajramit në Sheshin “Skdënderbej”.

Në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e Bajramit, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skdënder Bruçaj tha se “

Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, i devotshmërisë, që besimtari duhet të ketë për krijuesin e gjithësisë.

Allahu na mëson që tek ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit, por përkushtimi ynë që kemi për të. Ndaj miq të nderuar, kurbani është një mjet që na afron më shumë me zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit njerëzve në nevojë, ne jemi më afër njerëzve të Zotit

“, tha ai. 

Bruçaj bëri thirrje që të shfrytëzohet kjo ditë e begatë duke qenë afër njerëzve në nevojë, duke forcuar lidhjet farefisnore, duke falur dhe mirëkuptuar gabimet e njëri-tjetrit, duke respektuar më shumë të moshuarit dhe duke u bërë dhurata fëmijëve tanë.

Ai tha se festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me pelegrinazhin e haxhit, dhe kujtoi se dje në Arabinë Saudite ishin rreth 500 shqiptarë që kryen pelegrinazhin në Meke.

Pas fjalës së kryetarit, mijëra besimtarë myslimanë të mbledhur në Sheshin “Skënderbej” falën namazin e bajramit në orën 06:50.

Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.

Festa e Kurban Bajramit, sëbashku me Fitër Bajramin, është një prej dy festave më të mëdha në kalendarin islamik.

/tvklan.al






Të ngjashme