Festa e Partisë Demokratike, Pal Dajci intervistë (7 Dhjetor 1999)
Partia Demokratike do të festojë 9 vjetorin e krijimit duke ftuar të gjithë themeluesit e saj. Ftesa ka dalë sot nga nënkryetari i grupit parlamentar, Pal Dajçi. Ndërkohë pjesa më e madhe që kanë krijuar PD janë larguar prej saj. Për Dajçin ky fakt nuk përbën ndonjë rëndësi të veçantë pasi baza e PD-së ka mbetur e pandryshuar. Festa është e hapur dhe për reformatorët, por derisa qendrimi i tyre të shqyrtohet nga PD.
Pal Dajçi: Në ditën e krijimit të PD-së e kemi festuar gjithmonë bashkë, i kemi bërë ftesa të gjithë atyre që themeluan Partinë Demokratike, por baza mbetet përsëri ato që militojnë sot në radhët e PD-së dhe u takon atyre ta festojnë, të tjerët mund të festojnë nëpër partitë e tyre që kanë krijuar ose mund të krijojnë ambiente të tjera…. ata janë anëtarë të Partisë Demokratike, përderisa PD-ja akoma nuk ka analizuar veprimtarinë e tyre të kohëve të fundit, kështu që ata e ndjejnë veten anëtare të PD-së, themelues të PD-së dhe duhet të jenë të pranishëm në këtë festë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego