Festa e Pavarësisë, Presidenti Mejdani viziton Vlorën (28 Nëntor 2000)


Festa e Pavarësisë, Presidenti Mejdani viziton Vlorën (28 Nëntor 2000)

11:48 28/11/2000

Sheshi i Flamurit në Vlorë sot ka mbledhur me mijëra qytetarë vlonjatë që me një atmoferë festive kanë përkujtuar 28 nëntorin, ditën e pavarësisë. Pikërisht 88 vjet më parë Ismail Qemali pas një shtegtimi të gjatë, shpalli movarësinë e Shqipërisë nga asnjë shtet tjetër duke ngritur flamurin kuq e zi në një ndërtesë të vjetër pranë portit. Pikërisht për të festuar ditën e pavarësisë, sot ishte dhe Presidenti i Republikës, Rexhep Mejdani i shoqëruar dhe nga shumë politikanë të tjerë.

Pasi është takuar nga afër me qytetarët vlonjatë, pranë monumentit të pavarësisë, Mejdani ka ngritur flamurin. Më pas disa kurora me lule u vendosën dhe tek busti i flamurtarit. Në muzeun e qytetit, Presidenti i Republikës Mejdani ka vizituar stendat me objekte të hershme që vërtetojnë lashtësinë e qytetit të Vlorës, por një stendë me vete ruan dhe kujtimet e ditës së 28 nëntorit 1912. Një fotografi e vjetër e themeluesve të pavarësisë si dhe flamuri i vjetër që u përdor nga Ismail Qemali si simbol i pavarërisë.

Presidenti Mejdani vizitën e tij në Vlorë e ka vazhduar me një bashkëbisedim me qytetarët vlonjatë në teatrin e qytetit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme