Festa e Pezës (16 Shtator 1999)
Është rikthyer nostalgjia për Enver Hoxhën për të festuar 57 vjetorin e konferencës së Pezës. Veteranët e Luftës së Dytë Botërore por dhe të ardhur nga rrethe të tjera të vendit, kanë rikujtuar bëmat e partizanëve të Brigadës së 22-të Sulmuese të udhëhequr nga komandanti Myslim Peza. Në udhëheqjen e tij 57 vjet më parë u krijua e para cetë antifashiste.
Organizata e vendeve martire të Luftës së Dytë Botërore ka shpallur sot Pezën krahinë martire. Pas vendosjes së buqetave me lule në varrezat e dëshmorëve dhe në momumentin kushtuar kësaj ngjarje, Presidenti Mejdani dhe Kryeministri Majko kanë përshëndetur të pranishmit. Kanë përshëndetur më pas veteranët dhe përfaqësues të shoqatave./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame