Festa e tifozëve korçarë
Titulli i shtatë në historinë e Skënderbeut u festua sikur të ishte i pari nga tifozët e pranishëm në Vlorë. Disa dhjetra e ndoqën skuadrën në takimin me Flamurtarin që vendosi kampionatin.
Të tjerë e panë sfidën e fundit në Korçë dhe në pritje të festës së madhe dolën në rrugët e qytetit.
Tifozët korçarë përjetuan një tjetër sezon të sukseshëm ku morën pjesë edhe në grupet e Europa League. Skënderbeu do të presë shortin e kupave të Europës për një tjetër aventurë ndërkombëtare që do të nisë nga turi i dytë kualifikues i Champions League.
Tv Klan