Festa e tifozëve të River Plate
Futbollistët e River Plate i treguan tifozëve Kupën Libertadores. Stadiumi Monumental ishte i tejmbushur me rreth 60 mijë mbështetës që festuan triumfin.
Ata panë trofeun 2 javë, pasi u ngrit në finalen e kthimit në Madrid, sepse ekipi mori pjesë në Botërorin e Klubeve ku e mbyllën në vendin e tretë.
Lojtarët parakaluan në një autobus të hapur kampionët e Amerikës së Jugut që triumfuan përballë rivalëve të përjetshëm Boca Juniors, duke bërë që Buenos Airesi të merrte ngjyrat bardhë e kuqe.
Ky ishte triumfi i katërt për River Plate në Kupën Libertadores.
Tv Klan