Festa e verës në Prespë
Qeveria ka nisur organizimin e festave lokale në 100 fshatrat e përzgjedhur për t’i bërë destinacione turistike. Këtë herë ministri i Turizmit Blendi Klosi është ndalur në festën e pijes së verës në Prespë.
Klosi tha se programi nuk synon vetëm organizimin e festave lokale, por edhe zhvillimin e guidave turistike për të drejtuar turistët si dhe rritjen e investimeve në këto zona.
“Kemi filluar të japim ndihmën financiare duke reduktuar kostot e operimit, pra kemi ulur TVSH-në, e kemi bërë 5% dhe tatim-fitimin po 5%, duke dhënë po të njëjtin status që kanë hotelet me 5 yje bizneset dhe agrobiznesi lokal”.
Programi i 100 fshatrave synon rritjen e investimeve qeveritare në këto zona dhe promovimin e kulturës së tyre përmes pijeve, ushqimit dhe bukurive natyrore.
Tv Klan