Festa në Gjirokastër (7 Gusht 2000)


Festa në Gjirokastër (7 Gusht 2000)

15:03 07/08/2000

Në këtë fshat kjo festë vitet e fundit është bërë traditë. Këtu nuk japin shpjegime, por thjesht e kanë qef t’a quajnë si një ditë ku mbidhen të gjithë. Nga i gjithë vendi, madje dhe SHBA, Kanadaja erdhën banorë të Sotirës. Në këtë festë minoritare ishte i ftuar dhe deputeti grek Papulja, ish ministër i Jashtëm i vendit fqinj. Ndërkohë që nuk munguan as zëvendëskryeministrja Makbule Çeço, Bashkim Fino, ish Kryeministri Majko dhe deputetë.

Për gjithë këtë lum njerëzish të ardhur nga e gjithë bota, dita ishte e pamjaftueshme. Sipari u ngrit me ritin fetar në kishën e fshatit. Më pas festimet vazhduan deri natën vonë me piknik, këngë dhe përshëndetje./tvklan.al






Të ngjashme