Festa për Çlirimin e Skraparit – (5 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Festohet në qendër të Tiranës 57-vjetori Çlirimit të Skraparit nga pushtuesit nazifashitë në Luftën e Dytë Botërore. Vlera e këtij përvjetori duket se qëndron në faktin historik se u mushën sot 57-vjet nga Çlirimi i krahinës së parë në Europën e pushtuar. Një fakt që është përshëndetur në atë kohë edhe nga komanda e aleatëve antifashist.
5 Shtatori i 1942 është kujtuar sonte në një nga sallat e Hotel Dajtit kryesisht nga banorë të krahinës së Skraparit aktualisht me banim në Tiranë e Durrës. Protagonistët e këtij momenti të veçantë në historinë e luftës së dytë për shqiptarët shënuan datën e shënuar me një koktejl.
Veç veteranëve të luftës dhe drejtuesve të organizatave dhe shoqatave të tyre ndodheshin edhe sekretari i përgjithshëm i PS Ndre Legisi dhe zëvendës kryeministri Ilir Meta./tvklan.al