Festat e fundvitit në vende me dëborë
Shqiptarët e kanë kthyer në traditë tashmë, që festat e fundvitit t’i shfrytëzojnë për udhëtime të shkurtra në destinacione të ndryshme jashtë vendit.
Këtë vit, agjencitë turistike në kryeqytet raportojnë një rritje të kërkesave për të festuar festat e fundvitit jashtë vendi me afro 10 përqind.
Për shkak të ofertave tunduese dhe panoramës me deborë që ofrojnë, vendet e rajonit kanë numrin më të lartë të prenotimeve, por nuk mungojnë edhe destinacionet e tjera.
Çmimet e kripura të biletave të fluturimeve vazhdojnë t’i detyrojnë shqiptarët të udhëtojnë nga aeroportet fqinje.
Sipas Agjencive tursitike, çmimet variojnë nga 60 euro për person në vendet e rajonit, deri në 1500 euro në Dubai.
Tv Klan