Festë me familjet e ushtarëve me mision jashtë vendit


Festë me familjet e ushtarëve me mision jashtë vendit

15:10 25/12/2017

Këtë fundviti, 153 efektivëve të Forcave të Armatosura do të mungojnë në tryezat e festës pranë familjeve të tyre. Por, për disa momente, ushtarakët shqiptarë të angazhuar në misionet ndërkombëtare ishin pranë familjeve. Në takimin festiv e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, ata patën mundësi të shihnin dhe të komunikonin me familjarët e tyre.

“Dëshira ishte shumë e madhe që të gjendeshim ne pranë fëmijëve si familja juaj e madhe, si familja e madhe e atyre, që në fakt janë larg në një mision shumë fisnik për të ofruar siguri përtej kufijve të Shqipërisë. Në fakt ata janë Shqipëria jonë e vogël, ata janë Shqipëria më e mirë, pjesa për të cilën jemi pafund krenarë, dhe unë dua që ta ndjeni ju, ta ndjejnë edhe këta fëmijë, të cilët jam e sigurtë që do të jenë gjithë jetën krenarë për prindërit e tyre. Për punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë, për misionin shumë fisnik që ata përmbushin, për sigurinë tonë por edhe më gjerë”.

Fëmijët, bashkëshortet dhe prindërit përcollën me jo pak emocion komunikimin me familjarët.

“Në pamundësinë që ju të jeni këtu në këto festa jemi mbledhur që të festojmë bashkë me familjen tuaj të madhe. Dhe në emrin tuaj unë dua sot të falenderoj të gjithë familjarët e pranishëm këtu për mbështetjen e pakufishme që ju japin në mision tuaj sa të vështirë aq edhe fisnik”.

153 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët shërbejnë në misionet e NATO-s në Kabul, Herat të Afganistanit, Letoni, Kosovë dhe Mali.

Tv Klan

 






Të ngjashme