Festë në 28 qendrat rezidenciale
500 persona, mes të cilëve fëmijë, të moshuar, individë me aftësi të kufizuar dhe viktima të dhunës e trafikut që strehohen në 28 qendrat e përkujdeset social morën dhurata dhe ngrohtësi nga i gjithë kabineti qeveritar, deputete dhe përfaqësues të mediave.
Iniciatori i kësaj nisme të titulluar “
Festat duan dashuri
”, ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, u gjend pranë të moshuarve në Poliçan.
Pjesë e këtij solidariteti, ishte edhe Televizioni Klan që zgjodhi të gëzojë frekuentuesit e qendrës ditore të Lezhës.
Gentian Zenelaj, drejtuesi i emisionit “Stop” ishte dhe i zgjedhuri për të përcjellë urimet dhe dhuratat e përgatitura enkas për frekuentuesit e kësaj qendre. Kjo është e para nismë e këtij lloji, me rastin e festave të fundvitit./ TV KLAN