Festime në Pekin për vitin e ri kinez – (22 Janar 2001)


Festime në Pekin për vitin e ri kinez – (22 Janar 2001)

10:16 22/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Me dhjetëra mijëra kinez, u grumbulluan në tempullin Lanktha në Pekin, për të pritur vitin e ri kinez, që në kulturën antike të këtij vendi, njihet ndryshe edhe si viti hënor ose viti i gjarprit. Kjo është një traditë shumë e vjetër kinez, por që edhe sot mbledh me mijëra njerëz për ta festuar. Kjo festë përmban në vetvete një shumëllojshmëri ngjyrash dhe zërash.

Trupa valltarësh nga e gjithë Kina kanë përshkruar me qindra kilometra, për të marrë pjesë në festë. I gjithë vendi do të qëndrojë në heshtje, kur të trokas momenti i vitit të ri në mesnatën e së martës në 23 Janar. Ndërkohë autoritet kineze, kanë një problem tjetër ata duhet të kontrollojnë betejën e fishekzjarrëve në vendin që i krijoi këto mjete festive. Viti i ri hënor është dita më e shënuar në kalendarin kinez./tvklan.al






Të ngjashme