Festime në qytetin e Durrësit (12 Nëntor 1999)


Festime në qytetin e Durrësit (12 Nëntor 1999)

15:59 12/11/1999

Festimet e Ditës së Trashëgimisë Kulturore që do të zhvillohen në Durrës, i kushtohen nismës së marrë nga Këshilli i Europës 5 vite më parë dhe që zhvillohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës 4 vite me radhë. Po në këtë qytet do të ketë fillimin e saj edhe fushata “Europa një trashëgimi i përbashkët”. Për këtë na sqaron Iris Pojani, Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulturore.

Iris Pojani: Si Ministri Kulture të kujdesemi për të gjetur fonde të veçanta për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore në qytetin e Durrësit. Gjithashtu Ministria e Kulturës ka vënë në dispozicionin e saj gjithë punonjës e qendrës së veprimtarisë folklorike për të ndjekur dhe për të ndihmuar në veprimtaritë folklorike që do të zhvillohen ditën e dytë dhe të tretë në qytetin e Durrësit. Ceremonia do të hapet me një paradë shumë të bukur me bandën dhe me kuadratë me veshje të periudhave të ndryshme historike antike mesjetare, pastaj do të pasohet me një ekspozitë fotografike./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme