Festime për Shën Valentinin tek “Nënë Tereza” – (14 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ditë jo e zakonshme për Tiranën. Festimet e ditës së të dashuruarve i kanë kurorëzuar sot sheshin “Nënë Tereza”. Nën përkujdesin e ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, ky shesh sot ka marrë pamje tjetër. Dhuratat performancë të dashurisë të ndërtuar nga studentët e Akademisë së Arteve, kanë sjellë surprizën e këtij sheshi. Është hera e parë që festa e Shën Valentinit, historisë së mesjetës që prej shekujsh kurorëzon të dashuruarit, festohet në mënyrë masive. Tradita e festimit të kësaj feste inaguron edhe dhuratën surprizë simbol të dashurisë. Sipas zakoneve kombëtare, të dashuruarit shqiptar që enden klandestinë dhuratën e tyre e preferojnë tepër intime.
Por ky shesh i kthyer me mjaft kujdes nga ministria e Kulturës në një arenë festimi sjell edhe të veçantën e vetë. Koncerti i kënduar live, sheshi “Nënë Tereza” bëhet sot diskoteka qëndrore e këtij aktiviteti. Festa tradicionale e kulturës është festuar edhe në ambjente të tjera të Tiranës./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti