Festimet për 20 Shkurtin – (19 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
10 vjet pas shembjes së busteve, shqiptarët do ta përjetojnë në mënyra krejt të ndryshme 20 Shkurtin. Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej shënoi rënien e perdes së hekurt që izoloi përmbi 50 vjet Shqipërinë nga bota e qytetëruar. Në Pallatin e Kongreseve nën patronazhin e ministrisë së Kulturës nesër organizohet takimi i përfaqësuesve të lëvizjeve studentore të europës lindore të viteve ’89-‘90. Synohet reflektimi pas 10 viteve për aspiratat dhe idealistët e asaj lëvizje studentore dhe të periudhës së gjatë e të vështirë të tranzicionit shqiptar. Në këto aktivitete do të marrin pjesë kryeministri Ilir Meta, ish-nënkryetari demokratë Genc Pollo.
Ndërkohë Partia Demokratike ka zgjedhur mitingun në sheshin Skënderbej në përkujtim të ditës së rrëzimit të simboleve komuniste. Për realizimin e këtij aktiviteti kushtuar 20 Shkurtit PD ka marrë lejen e organeve përkatëse të policisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame