Festimet për Besëlidhjen e Lezhës (3 Mars 1999)


Festimet për Besëlidhjen e Lezhës (3 Mars 1999)

10:25 03/03/1999

Kanë përfunduar sot në mbrëmje festimet për 555 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës dhe përkujtimit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Festa ka nisur në mbrëmje rreth orës 17:30 me hapjen e një ekspozite të piktorëve të vegjël. Presidenti i Republikës Mejdani dhe personalitetet e tjera të shtetit pasi kanë vizituar ekspozitën kanë ecur drejt qendres së kryeqytetit.

Në sheshin “Skënderbej” Oficerët e Gardës nderonin me shpata të ndriçuara nga pishtarë të shumtë. Kalorësit dhe Kori kanë qënë epiqendra e duartrokitjeve të mijëra njerëzve në shesh. Të ftuarit prej këtu janë drejtuar për tek Piramida ku kanë ndjekur më pas kumtesat e profesorëve të njohur të historisë shqiptare.

Fishekzjarret kanë shpërthyer me mbërritjen e të ftuarve që kanë ndjekur më pas kumtesat e profesorëve të njohur të historisë shqiptare. Kjo ceremoni madhështore kushtoi mbi 55 milion lekë nga buxheti i Ministrisë së Kulturës. Tirana sot në mbrëmje ishte diçka midis mesjetës dhe fundit të shekullit të XX./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme