Festivali Folklorik i Gjirokastrës, dita e tretë – (19 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Festivali Folklorik i Gjirokastrës, sot shënon ditën e tretë nga fillimi i tij. Në mbrëmjen e djeshme janë ngjitur për konkurrim në skenën e festivalit, grupet folklorike të prefekturave të Kukësit, Fierit, grupi folklorik i shqiptarëve të Maqedonisë dhe grupi folklorik i prefekturës së Korçës.
Ka përshëndetur gjithashtu në mbyllje të natës së djeshme grupi folklorik “Vjershëtar”, nga arbëreshët e Italisë. Ndërsa në ditën e sotme në orën dhjetë paradite është zhvilluar një tryezë e rrumbullakët, ku është diskutuar ecuria e deritanishme nga organizatorët e festivalit.
Në mbrëmje pritet të ngjiten në skenë grupet folklorike të prefekturave Lezhë, Tiranë, grupi folklorik i shqiptarëve të Malit të Zi dhe ai i prefekturës së Vlorës./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora