Festivali Folklorik rikthehet përsëri (21 Janar 1999)
Festivali Folklorik që ka mëse katër vjet që nuk zhvillohet më në qytetin e caktuar, sivjet merr jetë. Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore është promotorja e organizimit të këtij aktiviteti. Ne të do marrin pjesë grupe folku jo vetëm Ballkanike por edhe nga disa vende të Europës. Drejtoresha e Trashëgimise, Iris Pojani për Televizionin Klan shprehet:
“Në këtë trashëgimi ne nuk do të shikojmë vetëm ato objekte të cilat ekzistojnë si objektet arkitekturore apo objekte të ndryshme arkeologjike, por do marrim në konsideratë edhe zeje të ndryshme, traditën popullore. Në lidhje me trashëgiminë kulturore ne kemi menduar të bëjmë një projekt Fest Folk 1999 i cili do të jetë Festivali i Këngës Popullore. Ky festival nuk do të zhvillohet në një qytet të caktuar siç ka qënë deri tani. I fundit është në vitin 1995 që u organizua në qytetin e Beratit dhe në vitin 1988 në Gjirokastër. Këtë vit ne do të shpallim një konkurs për Bashkitë e Rretheve të cilët do të na japin dhe do të ofrojnë kushtet më të mira për zhvillimin e këtij Festivali.” /tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti