Festivali i muzikës së vjetër “Vox Baroque”
Muzika napolitane e viteve ‘600-‘700 mbushi me tinguj Muzeun Kombëtar “Onufri” në Berat. Edicioni i katërt i muzikës së vjetër, “Vox Baroque” është aktiviteti që i kushtohet krejtësisht repertorit barok.
Për Jusuf Beshirin, ideatorin e këtij festivali ky rrugëtim muzikor dhe turistik promovon ne te njejten kohe edhe vlerat e trashëgimisë kulturore.
Zgjidhja për të organizuar një koncert në kalanë e Beratit është e përkryer, pasi vetë qyteti është një vlerë më vete artistike.
“Vox Baroque” e mbyll festivalin e tij në Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Tv Klan