Festivali i Vrapimit nga Kompania Samsung (16 Shtator 1999)


Festivali i Vrapimit nga Kompania Samsung (16 Shtator 1999)

13:46 16/09/1999

Në një nga sallat e Hotel Internacional Komiteti Olimpik Shqiptar dhe kompania Samsung e Tiranës, organizon konferencën e shtypit për festivalin e vrapimit që do të zhvillohet të shtunën ora 11:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Stavri Bello pasi përshëndeti të pranishmit në sallë foli për veprimtarinë që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pjesëmarrja do të jetë e hapur për të gjithë ata që kanë dëshirë duke uu regjistruar sa më parë në zyrat e Samsung të cilëve do t’u jepet një zyrë sportive dhe kartelë regjistrimi. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës janë marrë masa për një përshkrim sa më të mirë dhe të rregullt të garës. Përfaqësuesi i kompanisë Samsung në Shqipëri Tërshana lexoi më pas përshëndetjen që presindenti i kompanisë Samsung i ka dërguar pjesëmarrësve.

Festivali i Samsung në vitin e pestë të tij në Evropë, organizohet me moton që të vrapojmë për rimëkëmbjen e Kosovës dhe do të jetë një nga evenimentet më të rëndësishme në Evropën Lindore. Pas konferencës, kompania kishte shtruar një koktej për të pranishmit.

Veprimtaritë e para sportive për sezonin e ri ’99-2000 në basketboll kanë filluar me ndeshjet për kupën e Federatës Shqiptare të Basketbollit për meshkuj. Morë pjesë ekipet e sport klub Tirana dhe Partizanit. Rezultati më i thellë ishte ai i Partizanit 91 me 63./tvklan.al






Të ngjashme