Festivali Marie Kraja në TOB – (2 Qershor 2000)


Festivali Marie Kraja në TOB – (2 Qershor 2000)

10:26 02/06/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Festivali Ndërkombëtar Vokal Operistik Marie Kraja sot në mbrëmje hap siparin e natës së parë. Me kamerat tona ne fiksuam provat e fundit të këtij festivali, i cili do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga Tv Klan dhe Telenorba. Për herë të parë ky festival organizohet në nivel ndërkombëtar.

Të ftuarit nga shtetet e huaja kanë mbrritur duke u bërë gati për konkurimin. Ata i kanë bërë të gjitha provat duke pritur kështu vetëm fillimin. Do të jenë tre çmime që do të ndahen paraprakisht për fituesit në natën e tretë. Ky festival është organizuar në formën e një spektakli me plotë të reja. Ai do të drejtohet nga Zana Çela.

Në dy netët e para do të konkurojnë 24 këngëtar. Vetëm sot do të paraqiten para publikut 4 të huaj të ardhur nga Bullgaria, Gjermania, Anglia dhe Koreja. Ky festival i cili mban emrin e sopranes Marie Kraja, organizohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe TOB./tvklan.al






Të ngjashme