Festivali Ndërkombëtar i Koreve – (9 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Suksesi i të gjitha koreve së bashku në Odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Sot pasdite koret kanë parakaluar në natën e fundit të Festivalit të Koreve. Ndryshe nga dy netët e mëparshme publiku i sotëm ka qenë tepër i zgjedhur. Qeveritar dhe politikanë kanë dëgjuar me vëmendje të 12 koret.
Të ardhur nga Gjermania, Italia, Greqia, Korça, Shkodra dhe Tirana, nëpërmjet zërit të tyre këta këngëtarë kanë sjellë arjet më të njohura, por nuk ka munguar as muzika jonë popullore dhe sidomos ajo polifonike. Sukses ka sjell mbrëmja e sotme edhe për korin e Akademisë së Arteve, i cili është shoqëruar me mjeshtëri nga orchestra e vetë.
Është mbyllur kështu ky festival ndërkombëtar koral, i cili ka evidentuar vlerat e muzikës operistike shqiptare. Ky festival u organizua nën kujdesin e veçantë të delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë. Nesër ky koncert do të transmetohet në kanalin Euroneës. Përshëndetja e fundit u bë në mënyrë krejt të veçantë, koret kanë kënduar të gjithë Himnin e Europës./tvklan.al