Festivali Ndërkombëtar i Koristëve (7 Maj 2000)
Festivali Koral Ndërkombëtar nis siparin e tij sot në Odeonin e Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës. 13 kore pjesëmarrëse nga Tirana, Shkodra, Gjermania, Greqia dhe Italia do të konkurojnë midis tyre për 3 ditë me rradhë. Sipas një programi të caktuar sot kanë kënduar koristët nga Korça Shkodra dhe Tirana në një minutazh të cakuar 20 minuta. Libretet e zgjedhura me mjeshtëri kanë ofruar për të pranishmit muzikë artistike të zgjedhur të kompozitorëve shqiptarë. Ky festival është iniciuar nga shoqata ” Kultura e Deteve”, Bashkia e Tiranës dhe Bashkimi Europian./tvklan.al