Fevziu pyet Kryeministrin Rama: Përse ju tundojnë personat me precedent penal?


Fevziu pyet Kryeministrin Rama: Përse ju tundojnë personat me precedent penal?

23:18 24/12/2020

Jo pak herë është akuzuar nga opozita se ka futur në Parlament persona me të kaluar kriminale. Por Kryeministri Edi Rama i ka mohuar vazhdimisht dhe nuk e ka konsideruar si përgjegjësi personale evidentimin e disa deputetëve të tillë që kanë patur precendent penal.

Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur sy më sy Kryeministrin Rama përse tundohet nga persona të tillë, por shefi i qeverisë është shprehur se nuk ekziston asnjë raport i tillë.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë pedagog, djali i një pedagogu, artist, njeri i lexuar, keni shkruar libra. Pse duket sikur keni një lloj tërheqje ose një lloj tundimi nga personat me precedent penal?

Kryeministri Edi Rama: Këtë ma keni krijuar ju, unë s’kam asnjë…

Blendi Fevziu: Po se nuk duket se ju lidh asgjë me këto personazhe.

Kryeministri Edi Rama: Ma keni krijuar ju, unë s’kam asnjë tundim, asnjë tërheqje të veçantë ndaj askujt që është në këtë botë të punës time. Janë të gjitha pjesë të një bashkëkohësie tonës që në një mënyrë ose në një tjetër janë përzier në periudha, në momente të ndryshme, por s’kam asnjë tërheqje. /tvklan.al






Të ngjashme