Feyenoord, kampion i Holandës pas 18 vitesh


Feyenoord, kampion i Holandës pas 18 vitesh

19:24 14/05/2017

18 vjet iu deshën Feyenoordit për t’u rikthyer si kampion i Holandës. Skuadra nga Rotterdami e përfundoi kampionatin me 1 pikë më shumë se Ajaxi, duke regjistruar në këtë mënyrë trofeun e 15 në historinë e saj.

Legjendari 36-vjecar Dirk Kuyt, kapiteni i Feyenoordit ishte heroi i ndeshjes me tre golat e shënuar ndaj Heracles. Për skuadrën mike shënoi Van Ooijen.

Jo vetëm shkallët e stadiumit, por rrugët e qytetit ishin mbushur me tifozë, të cilët kanë festuar duke u hedhur në shatërvanë edhe pse temperaturat nuk ishin fort të ngrohta./Tv Klan






Të ngjashme