FIA anulon garën e Francës


FIA anulon garën e Francës

23:20 27/04/2020

Simpatizatëve të Formula 1 do t’u kthehen lekët e biletave

Nuk ka paqe për sezonin e ri të botërorit të Formula 1. Shtyrjeve dhe pezullimeve i është shtuar dhe Çmimi i Madh i Francës, duke e dërguar në 10 numrin e garave që nuk do të zhvillohen të paktën në datën e programuar. Ndërmarrja e masave nga ana e presidentit Emanuel Makron për të mos lejuar zhvillimin e ngjarjeve të mëdha, mes të cilave edhe ato sportive deri në mesin e Korrikut shtyu FIA-n që të marrë një vendim të tillë.

“Gara e Formula 1, e programuar për t’u zhvilluar më 28 Qershor është shtyrë. Shëndeti dhe siguria e spektatorëve, partnerëve dhe të gjithë atyre që përfshihen në Formula 1 është përparësi. Drejtuesit e pistës Le Castellet mbështetin vendimet e marra nga qeveria franceze”, thuhet në vendimin e FIA-s.

Të shumtë kanë qenë ata tifozë që tashmë e kishin prerë një biletë për të ndjekur nga afër këtë Çmimin të madh, por drejtuesit e garës kanë siguruar rimbursim të tyre. Gjithashtu, do të rimbursohen edhe ata tifozë që kishin prenotuar hotel në afërsi të pistës, vetëm e vetëm për të qenë prezentë në shkallët e impiantit.

Shtyrja e Çmimit të Madh të Francës favorizon Austrinë, që mund të mirëpres garën e parë të sezonit të Formula 1. Austria është ndër vendet e para europiane që ka nisur të lehtësojë masat dhe është gati për të pritur garat e Formula 1. Drejtuesit e FIA-s kanë nisur bisedime të vazhdueshme me emisarë të pistës, teksa besohet se gara mund të zhvillohet, por gjithmonë pas dyerve të mbyllura.

Klan Plus






Të ngjashme