FIAA: Shqetësim korrupsioni dhe mungesa e transparencës
Mosbesimi tek vendimet e gjykatave dhe korrupsioni në radhët e gjyqësorit janë disa nga shqetësimet kryesore të ngritura nga Shoqata e Investitoreve të Huaj në Shqipëri. Këto probleme kjo shoqatë ia ka listuar Ministrit të Drejtësisë.
Ministri Manjani tha se një nga zgjidhjet më të mira për problemet e biznesit është ngritja e dhomave të arbitrazhit.
Shoqata e Investitorëve të Huaj në vend thotë se Reforma në Drejtësi është një nga pikat kyçe që do të ndikonte në rikthimin e besimit të investitorëve të huaj në funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Tv Klan